14 mijë e 901 vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 10 October 2021 - 15:26
 14 mijë e 901 vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 14 mijë e 901 vaksina Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë thënë se deri tani numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 447 mijë e 40.

823 mijë e 857 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës. Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)