Prindërit dhe mësuesit të shqetësuar, nuk duan që fëmijët ta shohin “Squid Game”

  • A.P /
  • 10 October 2021 - 16:31
Prindërit dhe mësuesit të shqetësuar, nuk duan që fëmijët ta shohin “Squid Game”

Një prej serialeve më in të momentit është “Squid Game”. Mirëpo, ky serial është kthyer në një shqetësim për mësuesit të cilët po i kërkojnë prindërve që mos i lënë fëmijët e tyre të shikojnë këtë serial pasi disa nxënës u panë duke imituar skena të njëjta si në serial.

Seriali i Koresë së Jugut, i cili aktualisht është seriali më i shikuar në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, përqendrohet në një shfaqje të lojërave imagjinare, në të cilën personazhet e varfër konkurrojnë në një seri lojërash me pasoja vdekjen, për të fituar një çmim prej 27 milionë paund (31.7 milionë euro)

Drama e mbijetesës, e cila përmban skena tmerruese të personazheve që goditen në kokë si dhe trafikimin e organeve, i shfaq garuesit duke marrë pjesë në versionet e lojërave tradicionale të fëmijëve, me fituesit që përparojnë në fazën tjetër.

Ata që dështojnë të kualifikohen në lojën e ardhshme ekzekutohen nga një skuadër e maskuar që iu qëndrojnë pranë me mitralozë.

Shfaqja e diskutueshme tani ka ndikuar që shkollat t’iu kërkojnë prindërve të monitorojnë atë që fëmijët e tyre po shikojnë mes frikës së imitimit të personazheve të serialit.

“Sandoën School” në Deal, Kent, tha se mësuesit u kishin dhënë nxënësve të tyre mësime shtesë mbi sigurinë në internet dhe rreziqet e shikimit të përmbajtjes që ‘nuk është e përshtatshme për moshën’ si përgjigje ndaj popullaritetit të serialit.

“Squid Game” po ndiqet nga të gjithë dhe është kthyer në një serial fiksues për të gjithë qytetarët.

(Kosova Sot Online)