Pritje e zbehtë për Albin Kurtin në Mitrovicë, nuk dalin ta presin as 20 persona

  • A.P /
  • 10 October 2021 - 20:34
Pritje e zbehtë për Albin Kurtin në Mitrovicë, nuk dalin ta presin as 20 persona

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar sot Mitrovicën që t’i ofrojë përkrahje kandidatit të partisë së tij, Agim Bahtirit.

Vizita e kryetarit të VV-së, Albin Kurti erdhi pas sondazheve dhe opinionit të qytetarëve të Mitrovicës për humbjen e Bahtirit, gjë kjo që ndikoi që shumë prej figurave të Vetëvendosjes të shkojnë drejt Mitrovicës për ta ndihmuar këtë të fundit.

Por siç duket mitrovicasit nuk janë aspak të interesuar që të mirëpresin as Kurtin, e as ndokënd tjetër nga kjo parti.

Në fotografitë e publikuara nga vizita e Kurtit në Mitrovicë shihet se atë dolën ta presin vetëm rreth 20 persona.

Kandidimi i Agim Bahtirit ka shkaktuar shumë përçarje brenda partisë së Lëvizjes Vetëvendosje, pasi një pjesë e aktivistëve të parë dhe më të angazhuar janë duke e kundërshtuar atë, kurse një pjesë e kandidatëve për asamble nga kjo listë nuk po e kërkojnë votën fare për këtë të fundit.

Përpos kësaj, para disa javësh në qytetin e Mitrovicës ishin ishin vendosur edhe grafite të shumta ku shkruhej “E duam Albinin, por jo Agimin”.
Kurti është kritikuar vazhdimisht për kandidimin e Agim Bahtirit për të parin e Mitrovicës.

(Kosova Sot Online)