Lexoni edhe:
Rusia i reagon Ramës për bashkimin Kosovë-Shqipëri: Deklaratë e pacipë, minon stabilitetin në rajon
Tre grabitës makinash janë arrestuar në Britani për vjedhjen e pesë ‘Mitsubishi Outlanders’, duke përdorur një pajisje inteligjente, që duket si telekomanda e lojërave ‘Nintendo Game Boy’.
Policia publikoi një video ku duken tre burrat që kanë “zhbllokuar” makinën Outlander dhe si me magji e kanë zhdukur atë nga vendi.
Telekomanda i lejon hajdutët të “zhbllokojnë” pra të hapin makinat dhe më pas të ndezin motorin e tyre.
Mësohet se pajisja ka një kosto që tejkalon 22,000 euro.
Hajdutët u dënuan me disa muaj burg, ndërsa policia britanike po heton origjinën e pajisjes.
Sidoqoftë, me makinat që bëhen gjithnjë e më komplekse në sistemet elektronike, bëhet më e lehtë për hajdutët të kapin makina.
(Kosova Sot Online)