Aksident në Nadakoc, vetura përfundon në kanal

  • E.K /
  • 11 October 2021 - 11:57
Aksident në Nadakoc, vetura përfundon në kanal

Përkeqësimi i motit ka shkaktuar sot një aksident në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë.

Një veturë në Nadakoc të komunës së Vushtrrisë ka dalur nga rruga si pasojë e shiut që ka rënë dhe goditjes nga vetura.

Raportohet se fatmirësisht, nuk ka të lënduar. Ndërsa policia rrugore ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastet.

Kujdesi gjatë vozitjes apelohet të jetë i shtuar veçanërisht gjatë motit të këtillë.

(Kosova Sot Online)