Tahiri i bën thirrje qeverisë që të rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin

  • E.K /
  • 11 October 2021 - 12:25
 Tahiri i bën thirrje qeverisë që të rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas seancës së kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur se kanë marrë vendim që të martën e ardhshme, më 19 tetor të mblidhet Kuvendi.

Me këtë rast, ai ka kërkuar nga qeveria që të rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin.

Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin për refuzimin e një projekti të tillë.

 “U vendos që seanca e radhës të mbahet të martën e nesërme dhe jo nesër. Ajo që mund të them është se ndër pikat më të rëndësishme është Kodi i Procedurës Penale, dhe është dokument që sa më shpejtë të miratohet dhe të hy në fuqi. Një çështje tjetër që ne si grup parlamentar i kërkojmë Qeverisë është që ta rishqyrtojë edhe njëherë vendimin për gazsjellësin në Republikën e Kosovës. Vendi ynë po hynë në një situatë dhe në një krizë energjetike ashtu siç po hynë i gjithë rajoni dhe një pjesë e madhe e Evropës, prandaj alternativat janë të rëndësishme aq më shumë për neve që po flasim për një projekt i cili financohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – një grand që kap vlerën prej rreth 200 milionë dollarë”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)