Gjermanët nga sot duhet të paguajnë vetë për testet për COVID-19

  • E.K /
  • 11 October 2021 - 13:16
 Gjermanët nga sot duhet të paguajnë vetë për testet për COVID-19

Më shumë se një gjysmë viti, testet kundër COVID-19 ishin falas, por nga tani, shumica e tyre duhet të paguhen nga qytetarët gjermanë.

Nga 11 tetori gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e COVID-19, por ato do të vazhdojnë të jenë falas për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Politika thotë se do të ishte e gabuar të paguhej nga shoqëria testi për COVID-19 për ata që refuzojnë vaksinimin, kur tani ky është i mundur.

Edhe bashkitë gjermane e kanë përshëndetur këtë vendim.

“Ne nuk mendojmë, se heqja e testeve falas do të çojë në konflikte serioze sociale”, është shprehur Gerd Landsberg, kreu i Shoqatës së Bashkive dhe Komunave Gjermane, për rrjetin redaksional gjerman, “Redaktionsnetzwerk Deutschland”. /DW/

(Kosova Sot Online)