Miratohet për përdorim emergjent ilaçi kundër koronavirusit

  • A.P /
  • 11 October 2021 - 20:13
Miratohet për përdorim emergjent ilaçi kundër koronavirusit

Kompania farmaceutike amerikane, Merck, tha se ka kërkuar që t’i miratohet përdorimi emergjent i pilulës së saj për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Kërkesa u dërgua të hënën në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së.

Nëse miratohet, Molnupiravir do të bëhej pilula e parë orale antivirale kundër koronavirusit.

Ajo do të ndihmonte në menaxhimin klinik të sëmundjes, pasi mund të merret në shtëpi.

Merck thotë se në bazë të provave të bëra, trajtimi me Molnupiravir mund t’i përgjysmojë shanset për vdekje ose shtrim në spital të atyre që janë më të rrezikuar nga infeksioni i rëndë me koronavirus.

Pilula është krijuar në atë mënyrë që t’i nxisë gabimet e kodit gjenetik të virusit, të cilat pastaj e parandalojnë përhapjen e tij në trup.

Provat kanë sugjeruar se Molnupiravir duhet të merret menjëherë pasi të shfaqen simptomat nga koronavirusi, për të pasur.

(Kosova Sot Online)