Diplomati serb: Bashkimi i Kosovës në Shqipëri është vetëm fillimi

  • G.G /
  • 12 tetor 2021 - 11:42
Diplomati serb: Bashkimi i Kosovës në Shqipëri është vetëm fillimi

Diplomati në pension dhe drejtori i “Klubit të politikës së jashtme serbe” Milisav Paiç, thoë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë sipas kryeministrit Edi Rama është testamenti i tij politik dhe në të njëjtën kohë qëllimi gjeo-strategjik i perëndimit, nga ana tjetër është normal reagimi nga Moska sepse e kupton se vizatimi i kufijve të rinj në Ballkan me stilolapsin shqiptar u shkrua në Amerikë dhe nga të fuqishmit perëndimor, shkruan “Sputnjik”.

“Bashkimi i Kosovës me Shqipëri është vetëm fillimi, ku është Maqedonia që gati u bë federale, Mali i Zi, Greqia dhe jugu i Serbisë, është e qartë pse perëndimi hesht, sepse ata shohin vetëm fillimin e bashkimit mes Kosovës edhe Shqipërisë, që nuk është ashtu. Aty bashkimi ju konvenon, sepse bëhet balancimi me Serbinë si shtet udhëheqës që nuk e kanë në kontroll”, sqaron ai.

Nëse ndodh bashkimi i Kosovës me Serbinë, ndryshimi i tillë i kufijve dërmon regjionin “ Për perëndimin është me pas ‘kalim” në transversalen që përputhet me hartën e ‘Shqipërisë së Madhe’  sepse siguron kontroll në drejtimin Moravë-Vardar që është pikë strategjike për kontroll të Mesdheut dhe lindjes së afërme”, tha Paiç.

Për këtë shkak, Rama kurrë nuk do të kritikohet nga perëndimi sepse është pjesë e qëllimeve gjeo-strategjike.

“Rusia shpreh shqetësimin legjitim sepse çdo ndryshim i kufijve në Ballkan pa verifikim në KS të OKB-së dhe aktorëve të përfshirë si është Serbia. Sipas rezolutës 1244 Serbia ka drejtë të ngrit çështjen e sovranitetit dhe legjitimitetit. Ministri i jahstlm rus tha se zgjidhja e çështjes së Kosovës përmes integrimit të dhunshëm  nuk është mirë dhe secila zgjidhje duhet bazuar në rezolutën 1244 të KS të OKB-së, ku riafirmohet integriteti territorial i Serbisë ndaj Kosovës”, tha ai.

Sipas tij perëndimi po kërkon zgjidhje të shpejtë të marrëveshjes së normalizimit të raporteve për të anuluar rezolutën 1244 që hap rrugën e vendimit të Kosovës për bashkim me Shqipërinë.

"Por që marrëveshje dypalëshe të arrihet, ajo duhet kalojë në KS të OKB-së, ndonëse në BE edhe ShBA shpesh dëgjohen zëra se marrëveshja mes palëve në Bruksel nuk është plotësisht miratimit të saj në KS të OKB-së. Pra fjala e Ramës është ballon provues për të parë reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht Serbisë dhe aleatëve të saj Kinës edhe Rusisë”.

Rama ka deklaruar edhe se pas 2030 nuk e sheh vetën në politikë, por diku tjetër, por ajo nuk e pengon në planin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova këto fjalë të Ramës i vlerësoi “absolutisht të dëmshme që nuk përputhen në kontestin e përpjekjeve të Beogradit edhe Tiranës për krijimin e tregut të përbashkët me Shkupin që ndërmerren në kuadër të iniciativës ‘Ballkani i hapur’”.

Ajo po ashtu ka shprehu shpresën për “reagimin adekuat të mbështetësve perëndimor” të projektit të Kosovës në “provokimin e hapur dhe shtoi se “është befasuese që ata lejojnë thirrje të tilla përmbyste, përderisa sulmojnë Beogradin dhe konceptin e saj humanitar të ‘botës serbe’, që nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare".

(Kosova Sot Online)