Pandemia e Covid-19, thuhet se varfëroi 100 milionë njerëz

  • E.K /
  • 12 October 2021 - 11:45
 Pandemia e Covid-19, thuhet se varfëroi 100 milionë njerëz

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, denoncoi pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19.

Kjo, sipas Guterres, nënkupton se barra e pandemisë ka rënë kryesisht tek të varfrit. Për një panel të Fondit monetar ndërkombëtar, Guterres tha se 100 milion njerëz ishin varfëruar që prej fillimit të pandemisë dhe 4 miliardë kishin vuajtur mungesën e mbështetjes sociale, kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjes së vendit të punës.

Një pabarazi e tillë, paralajmëroi Guterres, po krijonte terrenin e favorshëm për dhunë dhe konflikt.

Shefi i OKB i kërkoi shteteve të mbështesin strategjinë e vaksinimit të organizatës, që synon imunizimin e 70 për qind të popullsisë së çdo vendi deri në 2022.

(Kosova Sot Online)