Sa herë në ditë UÇK u jepte ushqim ‘robërve’, ky është rrëfimi i dëshmitarit në Speciale

  • E.K /
  • 12 tetor 2021 - 12:44
Sa herë në ditë UÇK u jepte ushqim ‘robërve’, ky është rrëfimi i dëshmitarit në Speciale

Në seancën e sotme dëshmitari me shifrën 3594, në rastin kundër Salih Mustafës, në Gjykatën Speciale në Hagë, deklaroi se në Zllash e kishin dërguar 2 persona të maskuar.

Sipas dëshmitarit ata e kishin dërguar në një ahur dy katesh, në të cilin kishte qëndruar për 15 ditë, prej datës 4 prill deri me 19 prill.

Ai tha se në atë ahur i kishte gjetur edhe 4 persona të tjerë, të cilët sipas tij ushqeheshin 2 herë në ditë me bukë dhe ujë.

“Ushqim na kanë pru dy herë në ditë bukë dhe ujë, ndërsa ujë na kanë pru sa herë kemi dashtë”

Ai ishte i bindur se atë ushqim që e hanin vet pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ua kishin dërguar edhe personave që mbaheshin në ahur.

“E them me bindje të vërtetë se atë ushqim që e kanë hëngër vet, na e kanë pru edhe neve mrena”, tha ai.

Dëshmitari: S’ke mujt me shku te mjeku m`i thanë që m`ka torturu UÇK-ja, kam shkuar privat (05.10.2021) 11:04

Gjatë deklarimit para dhomave të specializuara, në gjykimin nga ish eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, dëshmitari i tretë deklaroi se gjatë qëndrimit në Zllash, i ishin thyer dhëmbët.

“Dhëmbët m`i patën thy, u infektova u aja shumë m`u dasht m`u  operu”, tha dëshmitari.

Tutje ai tha si i ishte dashur të shkonte te ndonjë mjek privat, se s`mund të shkonte në spitale publike t`u thoshte mjekëve që ishte tortuar nga UÇK-ja.

“Edhe me shku te mjeku s`ke mujt m`i thanë se m`ka torturu UÇK-ja, e kam shku nëpër mjekë privat, se këta kanë qenë vet Zot aty, i kanë pas të uzurpuara të gjitha me drejtora të ambullantave, me krejtë”, shtoi dëshmitari.

Po ashtu dëshmitari tha se ka probleme me veshkët.

“Krejt mas shumti kam probleme me bubrek”, tha ai.

Po ashtu si tha se natën nuk mundet me fjet, ka probleme me gjumë dhe i duhet të përdorë qetësues.

“Me fillu me t`i tregu pasojat e mia, unë nuk mundem me fjetë, shoh shumë ëndrra, këto gjëra e përjetime janë shumë të tmerrshme” tha dëshmitari. “Shpesh herë më duhet të rri vetëm me qetësues”.

Musatafa po ballafaqohet me Prokurorinë Speciale nën akuzën për vrasje, ndalim arbitrar, torturë dhe trajtim mizor.

Salih Musatfa po mbrohet në Gjykatën Speciale nga avokatët Julius Von Bone dhe Betim Shala.

Përballë tyre nga Zyra e Prokurorit të Specializuar janë prokurorët Jack Smith dhe Cesare Mihalchuk.

Viktimat po përfaqësohen nga avokatet Anni Pues dhe Liesbeth Zegveld.

Ndërsa çështjen penale e gjykon trupi gjykues prej katër gjyqtarëve dhe atë Mapi Feld-Folia Roland Dekers, Zhilber Biti dhe Vladimir Mikula.

Dëshmitari: Ende kam pasoja nga mbajtja në Zllash (04.10.2021 – Ora 13:45) – AUTORE – EROLINDA UKA

Gjatë deklarimit para Dhomave të Specializuara, dëshmitari i tretë në gjykimin kundër Salih Mustafës, foli edhe për disa foto të prezantuara nga prokurorja e specializuar të cilat i shpjegoi një nga një.

Sipas dëshmitarit, në këto foto ishin objektet në të cilat ishte mbajtur ai në Zllash.

Ai deklaroi se këto objekte ruheshin nga rojet.

“Te dera jashtë jon kanë rojet non-stop”, shtoi dëshmitari.

Ai tha se nuk mund të dilte nga stalla, pasi dera kishte qenë e mbyllur.

“Dera e stallës ka qenë e mbyllur, para dere i ke pas rojet non-stop, edhe me dal prej atyhit, s’ke guxu”, tha ai.

Ndërsa lidhur me atë se çfarë kishte përjetuar gjatë qëndrimi aty, ai tha se ka qenë kohë e vështirë.

“Boll është veç andërr kur e sheh, zanat kur i nin, s’munesh me flejt, edhe sot unë kam pasoja”, tha ai.

Seanca e sotme përfundoi për të vazhduar nesër me pyetjet nga mbrojtja e viktimave.

Dëshmitari: Bukë kemi pasur një herë në 2-3 ditë, ndërsa ujë s’kemi guxuar të lypim

Dëshmitari ndër të tjera ka thëne se gjatë kohës kur mbahej i mbyllur, u kanë sjellë ushqim të pakët të cilën e kanë ndarë nga 5 deri në 6 vetë.

Gjatë deklarimit para dhomave të specializuara, dëshmitari i tretë në rastin Mustafa, deklaroi për kushtet e qëndrimit në qendrën ku po mbahej i ndaluar.

Ai tha se një herë në dy ose tre ditë, u dërgohej një gjysmë buke të cilën e ndanin me persona të tjerë.

“Na e kanë pru gjysmë buke e na e kemi nda 5-6 vende, sa persona kemi qenë aty”, tha dëshmitari.

Sipas tij, më të rënda ishin kushtet e fjetjes pasi flinin në gurë.

“I kemi pasur 3 qebe, shumë pak kashtë, kemi flejt në gurë dhe ato qebe i kemi dhënë njëri tjetrit dhe atyre që kanë qenë në gjendje më të rëndë”, shtoi dëshmitari.

Dëshmitari: Më mbajtën 17 ditë në ahur, më torturuan edhe me rrymë

Dëshmitari tretë në gjykimin kundër Salih Musatfës në vazhdimin e dëshmisë së tij tha se kishte përfunduar i alivanosur nga rrahjet, ndërsa më pas e kishin dërguar në ahur-stallë të lopëve.

“E rrahura përfundoi me alivanosje, më kanë kap nga krahët më kanë ngreh zhag dhe më qitën jashtë më quan në ahur-stallë të lopëve”, tha ai.

Ai tregoi se në këtë ahur kishte qëndruar 17 ditë.

“Në atë ahur kam ndejt 17 netë, në ditën e 18 jam liruar, aty kanë ndodh çdo ditë tortura, dhe vetëm kemi prit kush po vjen mem qu nalt e mem rre, kaq më kujtohet”, shtoi ai.

Ai tha se në atë ahur ishte torturuar edhe me rrymë.

“Mi lidhshin telat në dy këmbët dhe e lëshonin rrymën”, tha dëshmitari.

Ai tha se seksualisht nuk e kishin abuzuar por kishin uriuar sipër trupit të tij kur u kishte kërkuar ujë.

“Seksualisht nuk jam abuzuar por ata kanë urinuar në mua sa kam qenë në bodrum kur kam kërkuar ujë. Erdhën 2 ushtarë dhe më rrahën më shtrinë për toke dhe më urinuan e më thanë: qe uji. Kjo ka ndodhur 2 herë”, tha ai.

Dëshmitari: Komandanti më shau, goditi dhe u tha të më mbysnin krejt

4 shtator 2021 – Nisë dëshminë dëshmitari i tretë

Dëshmitari i tretë në rastin e komandant ‘Calit’ nisi dhënien e dëshmisë para Dhomave të Specializuara me katër masa aktive mbrojtëse.

Masat mbrojtëse ndaj tij u caktuan nga gjykata pas kërkesës së zyrës për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ky dëshmitar nuk mund të shihet nga i akuzuari Salih Mustafa, pasi përpara tij është vendosur perdja e cila e pamundëson shikimin e tij.

Ndërsa tri masat e tjera që janë marrë për mbrojtjen e këtij dëshmitari, janë mundësimi i pranisë së një psikologu, transmetim i brendshëm me një kamerë të sigurisë dhe dorëzimi paraprak i pyetjeve nga ana e trupit gjykues.

Qysh në nisje të dëshmisë, ai tha se ishte marrë nga katër persona të armatosur dhe të veshur me rroba të zeza, të cilët i përkisnin njësisë speciale BIA.

“Mua më kanë marrë 4 ushtarë të veshur me tesha të zeza, ata ishin skifterët e Njësisë Speciale- BIA”, deklaroi dëshmitari.

Dëshmitari tha se pasi ishte marrë, i kishin thënë se komandanti dëshiron të flasë diçka me të.

“Kam qenë në oborr të shkollës në Zllash, kur më pyeten për emër, njëri hyri brenda në shkollë dhe tre të tjerë ndejën me mua, pasi doli ai nga shkolla me thanë  eja se komandanti don me fol diçka me ty”, shtoi ai.

Pastaj dëshmitari deklaroi se ishte nisur me ta dhe kur i ishin afruar disa objekteve i kishin vendosur një thes të zi në kokë.

Tutje dëshmitari tha se komandanti e kishte sharë, goditur e rrahur si dhe kishte thënë që ta mbysnin krejt.

“Kur më dërguan brenda në ndërtesë, ishte ulun komandanti i tyre i cili më tha pse po rren, bërtiti më goditi dhe filluan të më rrahin krejt. Kur ma ka mshu shuplakë komandanti, u ka thënë të tjerëve ‘mbytne krejt se po rren’, pastaj më kanë ngreh zhag e më qitën jashtë e më quan në një ahur-stallë të lopëve”, shtoi dëshmitari.

Dëshmia e dëshmitarit 2

Dëshmitari i dytë në gjykimin për krime lufte ndaj ish eprorit të UÇK-se, Salih Mustafa, vazhdoi për të tretën ditë dhënien e dëshmisë.

Gjatë deklaratës së tij dëshmitari tregoi se ushtarët në zonën e Zllashit kishin pseudonime.

“Enver Krasniqi ka ardhë si ushtar në zonën e Zllashit me pseudonimin ‘Culla’, ai ishte në brigadën 153 në Zllash”.

Tutje dëshmitari deklaroi se shef i shtabit në Zllash ishte ‘Dini’ me të cilin kishte pasur shoqëri si në jetën private ashtu edhe në atë ushtarake.

“Dini ka qenë shef i shtabit të brigadës, me Dinin ka pas kontakte si në jetën private, si në atë ushtarake”, tha dëshmitari.

Lidhur me emrin Sali gjatë kohës së luftës dëshmitari tha se në UÇK kanë qenë dy persona të quajtur Sali.

“Në brigadë kanë qenë dy Saliha, njëri Sali ka mujt me qenë herë në bazë, herë në Llap, herë në bazë të Karadakut, herë te ‘Skifterat’ ka qenë në lëvizje”, tha dëshmitari

Tutje ai tha se të akuzuarin e ka takuar në ndeja në ndonjë odë dhe konak, por që  në kuptimin ushtarak s’kishte diskutuar asgjë me të.

Ndërsa lidhur me eprorët e të akuzuarit Mustafa dëshmitari tha se “Eprorët i ka pas nga brigada 153, ashtu mendoj unë”.

Po ashtu dëshmitari në pyetjen se a njihte ndonjë person nga fshati Viti i Marecit, tha se ’jo një por disa persona i njeh nga ai fshat’.

Kjo pasi dy, tre  pjesëtarë të UÇK-së në Zllash kishin qenë nga ky fshat.

Ndërsa kur pyet konkretisht për emrin Nazif Metolli, ai tha se ‘nuk i kujtohet’.

Kur dëshmitarit iu parashtruan pyetje plotësuese nga Zyra e Prokurorit të Specializuar u mbajt seanca e mbyllur e cila vazhdoi edhe gjatë marrjes në pyetje nga avokati Von Bone.

Me 4 tetor do të fillojë dëgjimi i dëshmitarit të tretë. (AUTORE – EROLINDA UKA)

 

 

Dëshmitari: Njësia BIA njihej ndryshe si Skifterat – Publikuar më 24.09.2021 – 17:16 

E premte, 24 shtator 2021 – vazhdon dëshmia e dëshmitarit të dytë  (Dëshmitari 4600)

Dëshmia e dëshmitarit të dytë kundër Salih Mustafës ka vazhduar edhe të premten e 24 shtatorit.

Kjo pasi i njëjti në pyetjet e prokuroreve të specializuar, deklaroj se kishte bashkëpunuar me njësitin BIA në operacione ushtarake kur ishin sulmuar nga forcat serbe.

“Njësiti BIA nuk ishte pjesë e Brigadës 153, mirëpo kemi pas raste kur kemi bashkëpunu në operacione ushtarake të dyja njësitë”, tha dëshmitari.

Ai shtoi se nuk kanë pasur ndonjë komandë të veçantë mirëpo, ju kanë dalë bashkë përballë forcave serbe kur janë sulmuar nga to.

“Secili jemi gjetë qysh kemi mujt për me u mbrojt, komandë të veçantë nuk ka pas as nga Brigada, e as nga BIA, por forcat kur kanë sulmu jemi kanë të gatshëm gjithmonë me ju dalë përballë ashtu qysh kemi mujt”, tha dëshmitari.

Ai tha se nuk e dinë se kush ka qenë epror i komandant ‘Calit’ mirëpo si zëvendësues të tij e përmendi emrin e personit me pseudonimin ‘Dardani’.

“Nuk e di kush ka qenë epror i Calit, ai e ka pasur një zëvendës me pseudonimin Dardani”, tha dëshmitari.

Ai deklaroi se shumica e pjesëtareve të njësitit BIA, kishin pseudonime.

“Zakonisht njësiti BIA janë kanë me pseudonime, të gjithë kanë pas pseudonime, ka shku një kohë e gjatë dhe i kam harru, shumica e ushtareve janë kanë me pseudonime, Nazif Musliu e ka pas pseudonimin Baruti”, deklaroi dëshmitari.

Dëshmitari: Njësia BIA njihej ndryshe si Skifterat

Tutje gjatë dhënies së dëshmisë, dëshmitari deklaroj se njësiti BIA quhej ndryshe nga ushtaret e UÇK-së si Skifterat.

“Njësia BIA nuk ishte pjese e brigadës, nuk ishte pjesë e zonës operative te Llapit, faktikisht na ju kemi thanë Skiftera“, tha dëshmitari.

Pasi u pyet se nga ishte në dijeni se zona kontrollohej nga njësiti BIA, dëshmitari deklaroj se të gjithë ushtarët e UÇK-së ishin në dijeni se Skifterat e kontrollonin atë zonën.

“Baza e Skifterëve ka qenë në atë pjesë atje, e dimë që ka qenë baza e tyre që ata e kanë kontrollu qat lokacion, e dinë çdo ushtar e di edhe unë”, tha dëshmitari

Autor: Kastriot Berisha

23 shtator 2021 – përfundon dëshminë dëshmitari i parë, paraqitet i dyti në rastin Mustafa (Dëshmitari 4600)

Dita e katërt e gjykimit në rastin e Salih Mustafës vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të parë ndërsa përfundoj me nisjen e dëshmisë së dëshmitarit të dytë në këtë rast.

Dëshmitari i dytë në këtë rast filloj të merret në pyetje nga prokurori  Filipo Deminiqis.

Ai përpara dhomave të specializuara deklaroj se në zonën operative të Llapit përpos Brigadës 153 operonte edhe njësia BIA.

“Përpos Brigadës 153 ka qenë zonë operative edhe Njësia BIA, në Zllash, komandant i të cilës ishte Sali Mustafa me nofkën komandant Cali”, tha dëshmitari.

Kjo njësi sipas dëshmitarit kishte qëndruar Zllash deri në bombardimin e forcave serbe ndërsa bazën e ka pasur në kompleksin e  ndërtesave të familjes Sfarça.

Sipas dëshmitarit Brigada 153 dhe njësia BIA ishin larg njëra tjetrës rreth 1.5 km, përderisa tregoj rrugën që personalisht e kishte ndjekur kur e kishte vizituar bazën e këtij njësiti.

“Pas shtëpisë F.S është shkolla, vazhdon rruga përpjetë te baza e tyre ku ka qenë Njësia BIA, ku ka pasur shumë ndërtesa të vjetra”, tha dëshmitari

22 shtator.2021 –  Dëshmitari 3593 merret në pyetje nga avokati Von Bone

Të mërkurën e 22 shtatorit, gjykimi kundër Sali Mustafës vazhdoj me deklarimin e dëshmitarit të parë, mirëpo tashmë në pyetjet e avokatit Von Bone.

Pasi u pyet nga avokati nëse i kishte parë personat që e kanë rrahur, dëshmitari deklaroj se kishte arritur ta shoh vetëm një person me mjekër të madhe.

“Jo se u kanë natë, nëpër terr m`kanë rreh, njani e ka pas mjekrrën e madhe edhe syze po sjam i sigurtë, kom harru, moti kjo punë është”, tha dëshmitari.

Ai deklaroj se kishte arritur ta shohë Sali Mustafën në vendin ku po rrihej, pasi sipas tij ishin ndezur disa drita të baterive.

“Më vonë e di se kryesori u kanë ai personi se kur i kanë dhez do bateria aty e kom pa edhe logjikisht ai u duft me kanë”, tha dëshmitari në pyetet e avokatit se nga e dinte që edhe Sali Mustafa ishte njëri nga personat që po e rrihnin.

Sipas tij të gjithë e dinin që kryesori i qendrës në Zllash ishte këtu i akuzuari Salih Mustafa.

“Krejt ushtria që janë kanë në Zllash e din që ky person u kanë aty kryesori edhe ju e dini ma mirë se unë, se unë se kom pru kta ktu as që më interesin për të”, tha dëshmitari.

Kur pyet nga avokati a kishte shkuar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marrë, dëshmitari tha se nuk kishte kërkuar pasi i kishte ardh marrë të shkonte dhe të deklaronte se ishte rrahur nga  UÇK-ja”.

21 shtator 2021 – Dëshmitari 3593 vazhdonë dëshminë

Para fillimit ditës së dytë të dëgjimit të dëshmisë së dëshmitarit të parë në Speciale, ish komandant Cali i cili po akuzohet për krime gjatë luftës në Kosovë, deklaroj se është i stresuar pasi për 12 muaj po qëndron në paraburgim.

“Që në fillim po ju them se as dëshira ime e as qëllimi im nuk është që të mos ju respektoj ju dhe panelin e kësaj gjykate, por kohet e fundit më është shkaktuar një stres dhe ky stres po vjen si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm, pas 12 muajve në paraburgim”, tha Mustafa.

Pas deklarimit të Mustafës, seanca vazhdojë me dëshminë e dëshmitarit dhe marrjen e tij në pyetje nga prokurori i specializuar.

Gjatë seancës ai deklaroj për lëndimet që sipas tij i kishte pësuar në Zllash ku po mbahej i ndaluar.

“Dorën e kam të thyer në 3 vende që m`kanë rrah pastaj, jam bërë operacion në kokë, gishtin e mesit të dorës së djathtë e kam të thyer, dhëmbët mi kanë thyer me shqelma”, tha dëshmitari.

Ai kërkojë nga dhomat e specializuara dëmshpërblim pasi është bërë si gjysmë njeri.

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitarit përpara ekranit ju paraqit një fotografi për ti identifikuar personat në të.

Lidhur me fotografinë ai tha se njëri person në fotografi ka qenë Fatmir Sopi, komandant i UCK-së, ndësa në anën tejter të tij aludoj se ishte Salih Mustafa.

“ky ka qenë komandant i ushtrisë çlirimtare të Kosovës Fatmir Sopi në anën e djathtë ndërsa në anën e majtë është i akuzuari emrin e të cilit s`dua me ia përmend në jetë”, tha dëshmitari.

Tutja gjatë dëshmisë atij ju prezantua edhe një fotografi me objektin ku dyshohet të jetë mbajtur dëshmitari.

Vetëm njëra prej fotografive ishte e lejuar për publikun dhe dëshmitari deklaroi se ai ishte vendi ku ishte mbajtur.

“Ky është vendi ku më kanë mbajtë”, tha ai.

Dëshmitari shtoj se pasi ishte rrahuar nga dy persona e kishin dërguar në dhomën poshtë të fotografisë ku shihet.

“Dy persona më kanë marrë më kanë dërgu në dhomën poshtë pas rrahjes, kush kanë qenë nuk e di”, shtoj dëshmitari.

Pas përfundimit të pyetjeve të prokurorit, dëshmitarin filloj ta marrë në pyetje avokati Von Bone.

Dëshmitari 3593 

20 shtator 2021 – Dëshmitari: Na kanë pru bukë të ftohtë dhe bajat

Dëshmitari i koduar i prokurorëve të specializuar në procesin kundër komandant Calit deklaroj para trupit gjykues për momentet dhe arsyet e ndalimit të tij si dhe për kushtet e qëndrimit në vendin në të cilin ishte mbajtur.

Dëshmitari i parë në këtë rast tha se fillimisht ishte ndaluar nga dy persona të cilët i kishin ofruar çokollatë e më pas e kishin grushtuar dhe izoluar me një qese të zezë mbi kokë.

“Ma dhanë çokollatën, m’ka ra boks në kry edhe ma ka shti ni thes të zi në krye, ma s’kanë fol kurgjo me mu, veç me kanë thanë këna met dhanë çokollata sa të shkojmë atje”, tha dëshmitari.

Pas vendosjes së qeses së zezë, i njëjti deklaroj se ishte transportuar me një veturë në fshatin Zllash ku sipas tij ishte rrahur e malltretuar deri sa ishte alivanosur.

“Si janë hi brenda ata na kanë thënë kryet poshtë unë skam guxu as me e qu kryt, skam ditë kush o kanë as çka kanë pas veshur. Menjëherë më kanë qitë jashtë tu mbreh zhag disa metra, aty ka pas drunj edhe kanë fillu mem rreh, më kanë sjellë me drunjtë, shkelma, dy ose tre herë më kanë alivanos, gishtin e kam të thyem, dhëmbet i kam të thyem e qeshtu”, tha dëshmitari.

Arsyeja e arrestimit sipas tij ishte gjoja akuza për bashkëpunim me serb.

“Më kanë akuzuar se gjëja kam bashkëpunu me serb, unë jam kanë një njeri i varfër, me një kali kam shitë dru, unë skam pas qare pa fol me ndonjë serb, se skam mujt me e majt familjen”, tha dëshmitari.

Ai tutje deklaroj se pasi ishte rrahur, një person ia kishte vënë revolen në kokë, mirëpo nuk kishte shkrepur pasi nuk kishte pasur plumba.

“Jam kanë shtritë, njëri prej tyre e ka nxjerr revolen edhe ma ka qit kamën edhe ma ka shti revolen, e kam ni e kam ditë që po vranë, edhe në një moment, ja ka ngre kamën e revoles ka bo shkrrup, nuk ka kris hiq edhe tha lshone se paska fat”, deklaroi dëshmitari.

I pyetur nga prokurori se kush ishte personi që i kishte vendosur revolen, dëshmitari deklaroj se ishte personi kundër të cilit ka ardhur për të dëshmuar.

“Ai person ishte ky njeriu që është këtu, i akuzuari është, e di që e ka pas kapelën e kuqe”, tha shkurt dëshmitari.

I pyetur nëse personi me kapelë të kuqe e mbante pistoletën në kokën e tij, dëshmitari tha se nuk ka mundur të shoh pasi ishte terr.

“Nuk di kurgjo, se skom pa, ka qenë terr, veç e di që qeky personi është që ma ka bo qata dhe e kom ni kur ka thanë lëne mos e rreni mo se paska fat, atëherë e ka ndërpre”, tha dëshmitari.

Ai shtoi se i akuzuari ishte personi kryesor në atë vend dhe se pa folur ai të tjerët nuk kanë bërë asgjë.

“Këta e di se ai o kanë kryesori aty, unë e di se pa thanë i akuzuari ata s’kanë bo kurgjo, ky o kanë kryesori, nuk muj me e vërtetu që e kam pa”, tha dëshmitari.

Pas këtyre deklaratave dhe pasi gjykata shkoj në pauzë, komandant Cali u largua nga seanca dhe nuk u paraqit në pjesën tjetër të dëshmisë me arsyetimin se nuk dëshiron ta dëgjojë dëshmitarin.

Avokati i Mustafës,  Julius Von Bone tha se klijenti i tij ka kërkuar që të jetë i pranishëm vetëm kur dëshmojnë disa dëshmitar dhe jo të gjithë dëshmitarët.

“Ka disa dëshmitarë gjatë dëshmisë së tyre Salih Mustafa do të donte të merrte pjesë në gjykim, ky i sotmi nuk është një prej tyre”, tha Van Bone.

Pas aprovimit të kësaj kërkese, dëgjimi i dëshmitarit vazhdojë pa praninë e të akuzuarit Salih Mustafa.

Në pjesën e dytë të dëshmisë së tij, dëshmitari deklaroj për kushtet e vendit të ndalimit si dhe momentin e lirimit nga vendi ku po mbahej.

Ai deklaroj se nuk kanë mundur të flejë për shkak të bërtimave të njerëzve që i rrihnin në katin e dytë të ndërtesës.

“Nuk na kanë lanë me fjet tanë natën, i kanë rreh njerëzit nalt na skena mujt me fjete poshtë prej tute e prej treme që e kemi pas, dëgjonim tu bërtit njerëzit, dhe zhurmë dhe gjithnjë e këna pas tuten që edhe neve vijnë na marrin”, tha ai.

Tutje ai tha se në vendin ku ishte ndaluar ka qenë shumë ftohtë, nuk kanë pasur ujë për tu pastruar, dhe se janë ushqyer me bukë të ftohtë dhe bajate.

“Aty na e kanë dhanë veç ka një copë bukë, të ftohtë bajat, dhe deri në 48 orë kemi nejt pa bukë, o kanë luftë dhe nuk ka pas, na kanë pru qysh kanë mujt. Na kanë dhanë bukë sa mos me dekë. Ka qenë shumë ftohtë, nuk jemi la pasi skemi pas ujë me pi e jo mu la. Sjemi ndrru asnjëherë, për nevojë të madhe na kanë qitë jashtë me roje”, tha dëshmitari.

Ai tregoj edhe për momentin e largimit nga qendra e ndalimit.

“Janë ardhë na i kanë qel dyert, na kanë thanë ka të doni shkoni, jena dalë jena drejtu prej Zllashit në drejtim të Prishtinës. Njoni i atyne me uniform erdh e qeli derën edhe na tha shkoni ka të doni, unë dola i parafundit”, përfundoj dëshmitari.

(Kosova Sot Online)