Aliu: Drejtoria e Urbanizmit u mashtrua për lejet e lëshuara për objektin e NPB-së në Lakrishtë

  • E.K /
  • 12 October 2021 - 14:06
Aliu: Drejtoria e Urbanizmit u mashtrua për lejet e lëshuara për objektin e NPB-së në Lakrishtë

Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka folur për rrënimin e një ndërtese të NPB-së për të cilën u tha se ka rrezikuar shëndetin e njerëzve për shkak të azbestit.

Ai ka thënë se pas daljes së inspektorëve është parë që rrënimi është masiv, dhe pluhuri ka qenë shumë i madh.

Sipas tij punëtorët që kanë qenë duke i kryer punimet kanë qenë fare pa mbrojtje.

“Është rrethuar objekti dhe është ndaluar qasja e personave me të marrë vesh për rrezikun. Pastrimi është kërkuar të bëhet nga ushtria e Kosovës me veshje dhe pajisje të duhura. Pas pastrimit të zonës është normalizuar gjendja dhe mësimi ka filluar prapë. Është kuptuar se është lëshuar leje nga komuna. Gjatë trajtimit të dokumentacionit është vërejtur se leja rrënimit është lëshuar me 6 gusht në bazë të planit të rrënimit. Leja që është lëshuar, është lëshuar duke mos e ditur se ka sallonit. Në një farë mënyrë është mashtruar drejtoria e urbanizmit të Komunë së Prishtinës. Leja ndërtimore është lëshuar më 16 gusht të këtij viti. Poseduesi i kësaj leje është NPB-ja. Ne kemi kërkuar nga kompania ekzistuese që ka kryer rrënimin, na ka dalë që ekziston kompani tjetër. Meqenëse një kompani private është hisedar si palë i bie që te leja ndërtimore të figurojë edhe hisedari", ka thënë ai.

Ai ka thënë se edhe leja mjedisore është lëshuar me një mënyrë duke mos e pas një elaborat të plotë.

“Dhe e kemi lejen ndërtimore e cila është lëshuar me datën 16. 08 2021 dhe poseduesi i kësaj leje është Ndërmarrja Publike Banesore. NPB figuron si posedues i lejes ndërtimore. Komuna e Prishtinës e ka lëshu lejen për ndërmarrjen publike banesore pa e ditë që ka një palë tjetër kjo pala tjetër është e definu me akt noterial para se te aplikohet me leje ndërtimi. Është mashtruar se lejen ja kanë lëshuar NPB-ja e në fakt ja kanë lëshu dikujt tjetër”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)