Vazhdon shtrenjtimi i derivateve, shtrenjtohet dizeli

  • E.K /
  • 12 October 2021 - 15:01
 Vazhdon shtrenjtimi i derivateve, shtrenjtohet dizeli

Nga sonte në mesnatë do të shtrenjtohen çmimet e derivateve.

Kështu, çmimi i benzinës EUROSUPER BS 95 dhe BS 98 do të shtrenjtohet për dy denarë, ndërsa çmimi i dizelit EURODIZEL shtrenjtohet për dy denar e gjysmë.

Sipas ndryshimeve të reja, çmimi i benzinës EUROSUPER BS 95 do të jetë 75,5 denarë për litër, ndërsa benzina EUROSUPER BS 98 77,5 denarë për litër.

Çmimi i ri i dizelit EURODIZEL do të shënojë 67,5 denarë për litër.

(Kosova Sot Online)