Sulmuesi vret dy punëtorë të postës dhe më pas veten

  • E.K /
  • 13 October 2021 - 10:33
 Sulmuesi vret dy punëtorë të postës dhe më pas veten

Dy punëtorë të shërbimit postar amerikan u vranë të martën, ndërsa një person tjetër, i identifikuar si sulmues, vdiq nga plaga e vetëshkaktuar me armë, njoftoi FBI-ja.

Të shtënat ndodhën në zyrën postare në Orange Mound dhe Departamenti i Policisë në Memphis është duke asistuar për ta siguruar perimetrin e sigurisë, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

Shërbimi Inspektues Postar i tha televizionit “Fox News” se të shtënat ndodhën në ndërtesën e quajtur “East Lamar Carrier Annex”.

FBI-ja tha se sulmuesi ka vdekur nga plaga e vetëshkaktuar me armë. Policia tha se nuk ka rreziqe aktie dhe se zona është siguruar.

Përmes një deklarate, Shërbimi Postar shprehu pikëllim për ngjarjet që ndodhën në Memphis. “Mendimet tona janë me familjarët, miqtë dhe kolegët e individëve të përfshirë”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)