Përfundon aksioni i Policisë në veri, automjetet e blinduara janë parë duke u larguar

  • G.G /
  • 13 October 2021 - 10:38
Përfundon aksioni i Policisë në veri, automjetet e blinduara janë parë duke u larguar

Policia e Kosovës është larguar nga pjesa veriore e Mitrovicës, pasi ka përfunduar aksioni.

Nga veriu raportohet se automjetet e blinduara janë parë të kthehen në pjesën jugore të qytetit.

Gjatë këtij aksioni ka pasur ndër të tjera edhe gaz lotsjellës, gjithashtu është djegur një veturë.

Gjatë aksionit, pjesëtarët e Policisë janë sulmuar nga banorët serbë me gurë.

Sot Policia e Kosovës ka nisur aksion të gjerë për konfiskim të mallrave të kontrabanduara.

(Kosova Sot Online)