Pamje nga aksioni i Policisë në katër rajone të vendit

  • 13 October 2021 - 10:50
 Pamje nga aksioni i Policisë në katër rajone të vendit

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në katër rajone të vendit kundër kontrabandës me mallra.

Në këtë operacion policor, i cili është ende duke vazhduar, janë angazhuar Dogana e Kosovës dhe njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat janë në mbështetje dhe përkrahje të këtij operacioni policor.

Tutje, “Policia ka njoftuar se si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale policore dhe të Doganës së Kosovës, deri më tani janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale”.

Më poshtë gjeni pamje nga ky aksion:

(Kosova Sot Online)