Novosti thotë se edhe 10 shtete do ta tërheqjen njohjen për Kosovën

  • G.G /
  • 13 October 2021 - 10:52
Novosti thotë se edhe 10 shtete do ta tërheqjen njohjen për Kosovën

Gazeta e njohur Novosti ka shkruar se nga 120 shtete që morën pjesë në samitin e vendeve të Painkuadruara, deri në 70 nuk e kanë njohur Kosovën dhe të paktën dhjetë shtete tjera janë të gatshme për ta tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati reaguar në Facebook për fushatën e Serbisë në samitin që po e organizonte vetë në Beograd.

Serbia ka provuar të forcojë pozitën e saj gjeostrategjike pas kritikave të shumta në lidhje me blerjen e armëve nga Kina dhe Rusia.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u shpreh gjatë ditës së sotme se “Samiti nuk ishte përdorur për asnjë propagandë, por vetëm për promovimin e shtetit të Serbisë, dhe vlerave të qëndrueshme si paqja, integriteti territorial dhe sovraniteti”, raporton Kosovo Online.

Po ashtu, Novosti ka raportuar që Serbia ka marrë mbështetje edhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, tregtinë e armëve, ushqimit dhe produkteve të tjera si dhe për diplomacinë kulturore.

Kujtojmë që në këto ditë të vështira për shtetin dhe diplomacinë e Kosovës, vendi ynë ende lëngon nga mungesa e ambasadorëve në disa shtete kyçe.

(Kosova Sot Online)