Kurti flet për Vettingun: Kështu do ta luftojmë krimin

  • G.G /
  • 13 October 2021 - 10:53
Kurti flet për Vettingun: Kështu do ta luftojmë krimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se pika e parë e rendit të ditës është procesi i shqyrtimit të draft koncept-dokumentit për Vettingun në sistemin e drejtësisë.

Kuri ka thënë se institucionet tona të drejtësisë kanë qenë më shumë në funksion të sistemit sesa të qytetarëve.

“Lirinë e kemi fituar por duhet të institucionalizojmë përmes drejtësisë. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje. Gjyqësori mbron liritë dhe të drejtat tona dhe është gardiani më mirë jo vetëm ndaj padrejtësive por edhe ndaj çfarëdo tendence jo demokratike të pushtetit”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se gjatë këtyre 200 ditëve Qeveria është angazhuar në reformimin e sistemit të drejtësisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit.

(Kosova Sot Online)