Sulmohen gazetarët në veri të Kosovës

  • E.K /
  • 13 October 2021 - 11:59
 Sulmohen gazetarët në veri të Kosovës

Qytetarët kanë sulmuar gazetarët dhe kameramanët në Mitrovicën e Veriut, raporton media nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin kundër kontrabandës në Mitrovicën e Veriut ku ka hasur në rezistencë nga serbët lokalë atje.

Për më tepër, në Lagjen e Boshnjakëve janë sulmuar edhe gazetarët dhe kameramanët që po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)