Fshesa e Kurtit, sot shkarkohet bordi i kësaj ndërmarrje publike

  • E.K /
  • 13 October 2021 - 12:54
Fshesa e Kurtit, sot shkarkohet bordi i kësaj ndërmarrje publike

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 10:00. Shumë pika të rëndit të ditës janë paraparë në këtë mbledhje.

Një nga to është edhe shkarkimi i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini SH.A Pejë”.

Poashtu, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në këtë mbledhje të Qeverisë do të emërohet Bordi i Përkohshëm në ndërmarrjen publike rajonale “Bifurkacioni” të Ferizajit dhe atë “Hidroregjioni Jugor” të Prizrenit.

(Kosova Sot Online)