Tallet pak policia britanike: Kjo shenjë nuk ju çon te “Squid Game”

  • E.K /
  • 13 October 2021 - 14:01
 Tallet pak policia britanike: Kjo shenjë nuk ju çon te “Squid Game”

Policia britanike është përkujdesur që t’i njoftojë vozitësit se një shenjë e re e komunikacionit nuk do t’i çojë drejt “Squid Game”, vetëm pse ka shenja të ngjashme me ato që shfaqen në serinë e popullarizuar televizive.

Policia në Thames Valley u detyrua që ta shpjegonte shenjën, pasi vozitësit e panë atë në rrugën “M4, shkruan Daily Mail.

Tri shenjat – katrori, rrethi dhe trekëndëshi, përdoren në seri për të kryer lojëra brutale në serinë që shfaqet në Netflix. Këto shenja paraqiten në maskat e aktorëve dhe në kartelat e biznesit.

Sidoqoftë, në rrugët e Britanisë së Madhe, katrori, trekëndëshi dhe rrethi përdoren zakonisht për t’i orientuar mjetet e rënda të transportit.

(Kosova Sot Online)