Rreth 8 mijë vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 13 October 2021 - 15:15
 Rreth 8 mijë vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 7 mijë e 947 vaksina Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri tani sipas MSH’së janë administruar 1 milion e 476 mijë e 104 vaksina.

827 mijë e 886 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“13 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.947 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës. Deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)