Grenell e quan manipulim parazgjedhor aksionin e sotëm në veri, kërkon reagim nga Bideni

  • A.P /
  • 13 October 2021 - 16:42
Grenell e quan manipulim parazgjedhor aksionin e sotëm në veri, kërkon reagim nga Bideni

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri që rrodhën si rezultat i aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.

Grenell ka thënë se veprimet e sotme në veri janë thyreje e marrëveshjes së Brukselit, derisa akuzon disa politikanë në Prishtinë se kanë ndërmarrë veprime të tilla në prag të zgjedhjeve lokale.

Manipulimet politike nga disa në Prishtinë përpara zgjedhjeve të së dielës duhet të ndalen. Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur”, ka shkruar Grenell.

Në fund të reagimit të tij Grenell thotë se duhet që të reagojë edhe presidenti i SHBA’së, Joe Biden.

(Kosova Sot Online)