Gazetari boshnjak zbulon planet e Vuçiqit për destabilizim: Ky shtet e ka radhën

  • A.P /
  • 13 October 2021 - 21:28
Gazetari boshnjak zbulon planet e Vuçiqit për destabilizim: Ky shtet e ka radhën

Gazetari Boshnjak Jasmin Mujanoviq përmes një cicërime në twitter ka zbuluar planet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për destabilizimin e rajonit.

Mujanoviq tha se Vuciq do të vazhdojë të nxisë tensione me Kosovën përgjatë muajit tetor, e ndoshta edhe mund të eskalojnë

Përmes Milorad Dodik – ish-president i Republikë Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në bashkëpunim me Rusinë në Këshillimin e Sigurimit, po tentohet t’i ndërprehet mandati i EUFOR’it në Bosnje.

 “Vuçiq do të vazhdojë të nxisë tensionet me Kosovën për pjesën e mbetur të tetorit, madje mund të përshkallëzohet situata nga këtu. Por, duhet pasur parasysh lojën tjetër të madhe: Rusinë mund ta prishë mandatin e EUFOR -it në Bosnje dhe Hercegovinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nëntor. Dodik tashmë është i gatshëm për një krizë të sigurisë”, është shprehur Mujanoviq.

(Kosova Sot Online)