Situata e qetë në veri të Mitrovicës edhe Zveçan, gjurmët e incidenteve janë ende të dukshme

  • G.G /
  • 14 October 2021 - 09:37
Situata e qetë në veri të Mitrovicës edhe Zveçan, gjurmët e incidenteve janë ende të dukshme

Në veriun e Mitrovicës edhe Zveçan situata është e qetë, por në rrugë kanë mbetur gjurmët e incidenteve të shkaktuara pas aksionit të policisë së Kosovës për ekonomi edhe dogana, që kontrolluan dhe mbyllën disa lokale, shkruan “RTS“.

Në aksionin e djeshëm të policisë për ndalimin e kontrabandës janë arrestuar 8 persona dhe janë kërkim edhe 8 të tjerë, ndërkohë që një person i lënduar në Zveçan (Sreçko Sofronijeviç) është jashtë rrezikut për jetë.

Media serbe shkruan se ky aksion nxiti banorët serb të dalin në rrugë dhe të vendosin bllokimin e rrugës në udhëkryqin te shkolla teknike, që thekson se policia ka tentuar me gaz-lotsjellës të shpërndajë turmën, ku kishte edhe të shtëna, që sipas policisë erdhën nga protestuesit.

Barrikadat e vendosura në veri të Mitrovicës dhe Rudare te Zveçani janë heq dhe qarkullimi është i lirë, ndërkohë njoftohet arrestimi i shumë personave por edhe në kërkim janë disa tjerë ndër të cilët edhe dy serb.

Nga spitali rajonal është njoftuar se disa persona janë trajtuar nga lëndimet dhe janë liruar për në shtëpi. Gjurmët në vendin e bllokimit dhe incidenteve vazhdojnë të jenë të pranishme ende.

Dje presidenti i Serbisë Vuçiq ka biseduar me përfaqësuesit e serbëve, ku ata kanë kërkuar mbrojtje për fëmijët e tyre me qëndrim unik se mbeten në Kosovë.

"Nëse ata nisin me të shtëna në njerëzit tanë, nuk do kemi zgjidhje, porosia ime është drejtuar edhe atyre që ta ruajmë paqen. Kuptova vendimin tuaj, por do doja që të mendoni se çfarë do që të ndodhë dhe Serbia do jetë me ju”, tha ai.

(Kosova Sot Online)