Gruaja që rrahte burrin vazhdimisht: E meritonte

  • G.G /
  • 14 October 2021 - 10:14
Gruaja që rrahte burrin vazhdimisht: E meritonte

Një burrë në Britani, ka raportuar dhunë të vazhdueshme nga gruaja e tij.

Kur ata u takuan rreth një dekadë më parë, ishte një takim perfekt. Ai ishte tre vjet më i madh se ajo dhe dashuria e tyre dukej të jetë e destinuar përgjithmonë.

Ata u martuan në një ceremoni luksoze dhe u bekuan me një fëmijë. Burri, një arkitekt, tani është 41 vjeç, ndërsa gruaja është 38 dhe punon në një bankë.

Nga jashtë, ata kishin figurën e çiftit ideal të lumtur për të cilin edhe mund të shkruanin mediat, por nga brenda, burri po kalonte nëpër ferr.

Gruaja e tij po e rrahte dhe ky sekret doli shpejt jashtë.

Për t’u mbrojtur ajo tha se “ai e meritonte rrahjen”.

Rrahja vazhdoi më intensivisht dhe arkitekti raportoi gruan në polici. Para se gjërat të arrinin në gjykatën për divorc, ajo i kërkoi falje dhe burri tërhoqi padinë.

Por gjërat nuk ndryshuan dhe dhuna vazhdoi deri në divorcin final.

(Kosova Sot Online)