Ambasadori amerikan në Serbi: Po bëjmë presion ndaj Prishtinës për aksionin

  • G.G /
  • 14 October 2021 - 11:16
Ambasadori amerikan në Serbi: Po bëjmë presion ndaj Prishtinës për aksionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey ka deklaruar se aksioni i djeshëm nga Policia e Kosovës në veri është përcjell me kujdes.

i tha se Amerika është duke bërë presion ndaj Prishtinës dhe që presin që të merret përgjegjësi.

“Jam në kontakt me kolegët në Prishtinë dhe Ambasadorët e QUINT në Beograd. Po bëjmë presion ndaj Prishtinës dhe presim që njerëzit të marrin përgjegjësi për aksione të tilla”, citohet të ketë thënë ai.

Godfrey tha poashtu se çështjet e pazgjidhura gjatë po shtyhen.

“Ka mundësi që duhet të përdoren për të bërë progres. Çështjet e pazgjidhura gjatë po shtyhen dhe, jo është më keq”, shtoi ai.

Ndryshe mbrëmë nga Departamenti amerikan i Shtetit u tha se Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për qetësi, pas zhvillimeve të 13 tetorit në Kosovë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n për t’iu ndihmuar të gjitha palëve që të arrijnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve dhe ulje të tensioneve”.

(Kosova Sot Online)