Shkon në rreth 4.9 milion numri i viktimave nga COVID-19 në botë

  • G.G /
  • 14 October 2021 - 12:54
Shkon në rreth 4.9 milion numri i viktimave nga COVID-19 në botë

4 milion e 891 mijë e 285 viktima janë raportuar në botë si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur nga faqja botërore e statistikave worldometers.info.

240 milionë e 21 mijë e 219 raste janë raportuar si të infektuara me këtë virus sipas kësaj faqeje.

Ndërsa, 217 milionë e 344 mijë e 932 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Amerika radhitet e para në botë me numrin më të madh të rasteve të reja dhe viktimave, me gjithsej 45 milionë e 547 mijë e 920 të infektuar dhe 739 mijë e 778 viktima.

E dyta radhitet India me 34 milionë e 20 mijë e 730 raste të infektuara dhe 451 mijë e 469 viktima.

Pastaj Brazili me 21 milionë e 597 mijë e 949 raste të infektuara dhe 601 mijë e 643 viktima.

(Kosova Sot Online)