Kanada i ofron Kosovës përkrahje në proceset euroatlantike

  • G.G /
  • 14 October 2021 - 13:03
Kanada i ofron Kosovës përkrahje në proceset euroatlantike

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë për Kosovë, Alan Boëman, me këtë rast, ky i fundit i konfirmoi përkushtimin në përkrahjen e Kosovës.

Konjufca falënderoi ambasadorin kanadez për përkrahjen e vazhdueshme që Kanadaja i ka dhënë shtetit të Kosovës, duke u shprehur njëherësh në dobi të forcimit të partneritetit dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Nga ana e tij, ambasadori Boëman konfirmoi përkushtimin e Kanadasë për përkrahjen e gjithanshme ndaj Kosovës përmes projekteve të ndryshme zhvillimore, si dhe në proceset për të ardhmen euroatlantike. ​

(Kosova Sot Online)