Përfundon seanca, gjykimi ndaj Mustafës vazhdon më 2 nëntor
Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore ndaj ish-eprorit të UÇK-së për zonën e Llapit, Salih Mustafës, i cili po akuzohet për krime lufte.
Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt- Foglia, tha se seanca e radhës për rastin e Mustafës do të mbahet të martën, më 2 nëntor, ku do të dëgjohet deklarata e dëshmitarit tjetër.
Në seancës e sotme ka vazhduar dëshminë e tij dëshmitari i katërt i mbrojtur, me kodin W03594, e cila u mbajt e mbyllur për publikun.
(Kosova Sot Online)