KS i OKB-së mban nesër sesionin e rregullt për Kosovën

  • A.P /
  • 14 October 2021 - 16:04
KS i OKB-së mban nesër sesionin e rregullt për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shqyrtojë raportin e rregullt gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate për Kosovën në seancën e nesërme.

Raporti do të prezantohet nga shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, i cili tha se raporti i ri fokusohet në reformën qeveritare, sundimin e ligjit, çështjet e sigurisë dhe situatën me pandeminë e koronavirusit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje udhëtoi për në New York për të marrë pjesë në seancën e nesërme të Këshillit të Sigurimit të OKB -së.

Sesioni i mëparshëm u mbajt më 13 prill në formatin online.

(Kosova Sot Online)