OBSH-ja: Gati 86 për qind e rasteve me coronavirus në Afrikë nuk janë regjistruar

  • A.P /
  • 14 October 2021 - 18:20
OBSH-ja: Gati 86 për qind e rasteve me coronavirus në Afrikë nuk janë regjistruar

Pothuajse 86 për qind e të gjitha infeksioneve me coronavirus në Afrikë nuk regjistrohen, tha Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

OBSH vlerëson se 59 milionë njerëz janë të infektuar në kontinentin Afrikan, ose shtatë herë më shumë se tetë milionë rastet e raportuara.

Përqindja e lartë e rasteve të paregjistruara shpjegohet me numrin e vogël të testeve.

“Me teste të kufizuara, ne nuk e dimë se çfarë po ndodh në shumë komunitete në Afrikë … dhe ajo që ne po shohim është vetëm maja e ajsbergut”, thotë Drejtori Rajonal i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti.

Deri më sot, sipas OBSH -së, janë kryer 70 milionë teste në një kontinent të banuar nga 1.3 miliardë njerëz.

(Kosova Sot Online)