Lirohet nga detyra këshilltarja e Glauk Konjufcës, Senati kërkon rishqyrtim

  • A.P /
  • 14 October 2021 - 22:22
Lirohet nga detyra këshilltarja e Glauk Konjufcës, Senati kërkon rishqyrtim

Kundërkandidatët në Departamentin e Gjeografisë në FSHMN pretenduan që Tropikë Agaj mori 10 pikë shtesë, pa qenë autore korrespondente. Vendimin për këtë rast, e ka marrë Senati i Universitetit të Prishtinës.

Synonte një pozitë në Departamentin e Gjeografisë në FSHMN, në të cilën dikush tjetër mori vlerësimin maksimal.

Kësisoj, Arsim Nuli kishte ngritur dyshimet që kandidatja Tropikë Agaj kishte marrë pikë shtesë me një punim, në të cilin nuk ishte as autore korrespondente e as autore e parë.

E njëjta kishte edhe pozitën e këshilltares për protokoll në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Dyshime të njëjta kishte edhe Albert Berila, i cili pretendonte që u pengua të kandidonte për këtë pozitë.

Por vendimin për këtë rast, e ka marrë Senati i Universitetit të Prishtinës.

Ata në mbledhjen e së enjtes kanë vendosur që këtë thirrje ta kthejnë në rishqyrtim në Këshill të Fakultetit.

Senatorët votuan pro këtij rekomandimi, duke kërkuar që të respektohet rregullorja me numër 191.

Masa ndaj të njëjtës, kanë marrë edhe në zyrën e kryeparlamentarit.

Agaj është liruar nga pozita që mbante deri në këtë javë. Këtë e kanë konfirmuar përmes telefonit nga ky institucion.

(Kosova Sot Online)