Edhe Gjilani shkon në balotazh

  • A.P /
  • 14 October 2021 - 22:24
Edhe Gjilani shkon në balotazh

Në një emision në Klan Kosova është shpalosur matja e opinionit publik në garën për kryetar të Gjilanit.

Nga rezultatet e publikuara del se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, i prin garës me rezultat 46.30 përqind dhe ka shumë mundësi që të ketë ballotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Alban Hyseni, i cili në raundin e parë pritet t’i marrë 40.70 përqind të votave.

Gjatë prezantimit profesori Tomor Qela, tha se në matje kanë marrë pjesë 1 mijë e 50 respodentë.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara:

Lutfi Haziri, (LDK) 47.98 përqind, Alban Hyseni (VV) 42.18 përqind, Leonora Bunjaku (PDK) 4.46 përqind, Nazim Gagica 4.35 (AAK) përqind.

(Kosova Sot Online)