I moshuari në Podujevë e puth në ballë Lumir Abdixhikun

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 07:33
I moshuari në Podujevë e puth në ballë Lumir Abdixhikun

Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka mbajtur një tubim në Komunën e Podujevës, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Pamje nga ky tubim, LDK’ja ka publikuar edhe në faqen zyrtare në Facebook. Por, një foto ka marrë gjithë vëmendjen.

Aty shihet një i moshuar duke e puthur në ballë Abdixhikun.

Ndryshe, në bazë të sondazhit të realizuar nga profesori Tomor Qela “Matjet e Opinionit Publik”, në Klan Kosovës, del se në Podujevë do të jetë një garë e ngushtë mes Ekrem Hysenit të LDK-së me 45.65 % dhe Shpejtim Bulliqit të Vetëvendosjes me 42.95%.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Ekrem Hyseni (LDK) 45.65 %, Shpejtim Bulliqi (VV) 42.95 %, Filloreta Zejnullahu (PDK) 8.07 % dhe Besnik Tahiri (AAK) 3.31 %.

Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është: Ekrem Hyseni (LDK) 44.10 %, Shpejtim Bulliqi (VV) 41.50 %, Filloreta Zejnullahu (PDK) 7.80 % dhe Besnik Tahiri (AAK) 3.20 %.

(Kosova Sot Online)