654 mijë e 325 kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 07:47
654 mijë e 325 kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat

654 mijë e 325 kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes postimeve tashmë të zakonshme të orës 15:00.

Megjithatë, ajo që është vërejtur ditëve të fundit, numri i vaksinave të shpërndara ka rënë, kjo siç thuhet për shkak të mosinteresimit.

Tashmë, është raportuar se fundjavave më nuk do të ketë vaksinime, pasi plani i MSH-së ishte që ky aksion të mbyllej pas pesë javëve, teksa një arsye shtesë është edhe fluksi i vogël i të interesuarve.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2112679598889616

(Kosova Sot Online)