Pamje nga spitali ku po trajtohet Bill Clinton

  • G.g /
  • 15 October 2021 - 08:46
Pamje nga spitali ku po trajtohet Bill Clinton

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, u shtruar të martën në spital në Kaliforni, njoftoi zëdhënësi i tij të enjten mbrëma.

CNN raporton se ai po trajtohet në Njësinë e Kujdesit Intensiv për një infeksion të mundshëm të gjakut të njohur si sepse.

“Të martën në mbrëmje, Clinton u pranua në spital për të marrë trajtim për një infeksion i cili nuk lidhet me COVID-19”, tha zëdhënësi i tij në një deklaratë.

“Ai është mirë, falënderues për mjekët, infermierët dhe stafin që kujdesen për të në mënyrë të shkëlqyeshme”.

CNN raporton  se Clinton është në Kujdesin Intensiv për arsye të privatësisë.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga spitali ku po trajtohet ish-presidenti amerikan.

(Kosova Sot Online)