924 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 08:50
924 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 924.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 156 mijë nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,973 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës.

Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(Kosova Sot Online)