Dënohet me burgim të përjetshëm milioneri amerikan për vrasjen e mikeshës

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 09:09
Dënohet me burgim të përjetshëm milioneri amerikan për vrasjen e mikeshës

Milioneri amerikan, Robert Durst, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shoqes më të mirë, Susan Berman.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e zonjës Susan Berman në vitin 2000 për t’ia pamundësuar kontaktin me policinë rreth zhdukjes së bashkëshortes së tij.

Atëherë në moshën 55-vjeçare, ajo ishte gjetur me plumb në kokë në shtëpinë e saj në “Beverly Hills”. Policia beson se Durst ka vrarë edhe dy persona të tjerë, shkruan BBC.

Prokurorët e quajtën milionerin psikopat narcist, ndonëse i shpalluri fajtor kishte mohuar se e ka vrarë mikeshën e vet. Dënimi për vrasje të shkallës së parë e përjashton mundësinë për falje, që do të thotë se Durst me shumë gjasë do të vdesë në burg.

Durst është pjesë e njërës prej “mbretërive” më të pasura dhe më të fuqishme për patundshmëri në ShBA. Vëllai i tij, Douglas Durst, i cili dëshmoi në gjykim, deklaroi në gjykatë: “Ai do të donte të më vriste mua.”

(Kosova Sot Online)