Mbi 400 qytetarë u dënuan për mosrespektim të masave anti-COVID

  • G.G /
  • 15 tetor 2021 - 10:12
Mbi 400 qytetarë u dënuan për mosrespektim të masave anti-COVID

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 413 gjoba për qytetarët që nuk i kanë respektuar masat kundër COVID-19.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 45 aksidente me dëme materiale e 19 me të lënduar.

Për mosrespektim të rregullave të trafikut, Policia ka shqiptuar 1462 gjoba.

(Kosova Sot Online)