Ministri grek ia shkruan një letër Biden-it: Greqia t’a njohë Kosovën

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 10:41
Ministri grek ia shkruan një letër Biden-it: Greqia t’a njohë Kosovën

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Anthony Blinken është takuar me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias për të diskutuar çështje të interesit për të dyja vendet, duke përfshirë edhe gjendjen në Ballkanin Perëndimor, shkruan syri.net Kosova.

Vetëm tri ditë para këtij takimi, më 11 tetor 2021, ish-Kongresisti Joe DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i dërgoi letër Presidentit Biden një letër për dy cështje kryesore për të cilat SHBA duhet t’i bëjnë presion Greqisë për të vepruar menjëherë: njëra, për ta njohur Kosovën si shtet i pavarur, dhe e dyta, për ta shfuqizuar “Ligjin për Luftë me Shqipërinë nga viti 1940.”

“Kam rezerva të mëdha për rolin e Greqisë në rajon, dhe po shpresoj se cilado iniciative madhore diplomatike SHBA-Greqi nuk do të ndërrojë balancin e forcave në Evropë Juglindore, duke e kthyer Greqinë në një lloj “bosi të Ballkanit.” Deri më sot, Greqia ende nuk e ka njohur Kosovën, dhe refuzon ekzistencën e minoriteteve etnike në territorin e vet,” ka shkruar DioGuardi

Letra dhe postimi i plotë:

(Kosova Sot Online)