Arrestohen dy hajna në Prishtinë, dyshohen për gjashtë raste të vjedhjeve

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 10:58
Arrestohen dy hajna në Prishtinë, dyshohen për gjashtë raste të vjedhjeve

Policia në Prishtinë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për disa raste të vjedhjeve.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebbok.

“Prishtinë 15 tetor  2021 – Hetuesit policor  të stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve. Personat e arrestuar: V.M, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B .K mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka njoftuar policia.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të arrestuarit dyshohen për gjashtë raste të vjedhjeve.

“Dyshohet të jenë të përfshirë në së paku gjashtë raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës. Personat  arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)