87 ekipe për të infektuarit me COVID-19 në zgjedhjet e së dielës

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 11:04
87 ekipe për të infektuarit me COVID-19 në zgjedhjet e së dielës

87 ekipe mobile janë caktuar nëpër komunat e vendit për t’ua mundësuar votimin personave që janë të infektuar me COVID-`19.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“Për këtë qëllim, janë 87 ekipe mobile, me gjithsej 348 anëtarë. Në çdo ekip është edhe një anëtar nga institucionet shëndetësore, me qëllim të këshillimit profesional”, tha Elezi.

Tutje, Elezi tregoi se KQZ do të angazhojë ekipe mobile, për t’iu mundësuar votimin edhe personave me nevoja dhe rrethana të veçanta, duke angazhuar kështu 109 ekipe me gjithsej 327 anëtarë.

(Kosova Sot Online)