Kush e ndali ushtrinë serbe që të mos nisej drejt Kosovës?

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 11:20
Kush e ndali ushtrinë serbe që të mos nisej drejt Kosovës?

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “kaloi provimin dhe hyri edhe një herë në kujtesën e kombit”, referuar zhvillimeve në veri.

Gjatë paraqitjes së në TV Pink, Vulin tha se të liderët e mëparshëm shtetërorë serbë “provimin më të vështirë – çështjen e Kosovës” ose dështonin ose e kalonin.

“Shumë vendime të përditshme politike do të harrohen, shumë gjëra, pavarësisht nëse keni apo jo të drejtë, por do të mbahet mend se si ishit kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës. Kjo është historia. Është një hyrje në kujtesën kolektive dhe populli serb nuk do t’ju falë nëse nuk e keni kaluar provimin”, u shpreh ai për mediat serbe.

Vulin tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është “frikacak” dhe se, dhe sipas tij, ndryshe nga negociatorët e mëparshëm të Prishtinës, “nuk ka përgjegjësi elementare” as për shqiptarët dhe as për serbët.

Ai deklaroi se gjatë takimit të Vuçiqit me përfaqësuesit e serbëve të gjithë ishin të mendimit, se ushtria dhe policia duhet të dërgohen në Kosovë, por që Vuçiq tha se kjo nuk duhet të ndodhë.

(Kosova Sot Online)