Pezullohet testimi në një laborator në Angli, rreth 43 mijë njerëz me rezultat të dyshimtë

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 11:49
Pezullohet testimi në një laborator në Angli, rreth 43 mijë njerëz me rezultat të dyshimtë

Rreth 43.000 njerëzve në Angli gabimisht mund t’u është thënë se kanë rezultuar negativ në testin për COVID-19 për shkak të gabimeve në laborator.

Testimi në një laborator në Wolverhampton është pezulluar pas një hetimi të Shërbimit Publik të Shëndetësisë, raporton BBC.

Tani po kontaktohet ata që janë testuar për t’u kërkuar që të testohen edhe një herë për COVID-19.

Shqetësimet u ngritën pasi njerëzit dolën pozitivë në testet e shpejta, por në ato PCR negativë.

(Kosova Sot Online)