Ky është koncept dokumenti i Vetingunt në sistemin e drejtësisë

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 13:39
Ky është koncept dokumenti i Vetingunt në sistemin e drejtësisë

Askush më nuk do të mund ta regjistrojë pasurinë në emër të dikujt tjetër. Asnjë gjyqtar, prokuror nuk do ta ketë më këtë mundësi. Kjo pasi çdo imtësi që ka të bëjë me të do të hetohet.

Kjo është vetëm njëra prej pikave të ‘KONCEPT DOKUMENTIT PËR ZHVILLIMIN E PROCESIT TË VETINGUT NË SISTEMIN E DREJTËSISË’ prej 305 faqesh të cilin e ka siguruar Syri.net Kosova.

Në këtë dokument, është plot 305 herë e përdorur fjala korrupsion për të cilin thuhet se do të luftohet në çdo formë.

Nuk do të kalojë kush pa u hetuar. E kjo vlen edhe për gjyqtarët e Kosovës.

Ata do të jenë nën llupën e Albulena Haxhiut prej momentit kur do ta marrin detyrën e deri në momentin kur e dorëzojnë atë, në rast se ka ndryshime të pasurisë e cila potencialisht është fituar jashtëligjshëm gjatë ushtrimit të detyrës.

E njëjtë do të ndodh edhe me gjyqtarët e prokurorët që kërkojnë ose konkurrojnë në ngritje të detyrës. Ata do të hetohen pikë e për pe për çdo cent që kanë marrë. Njëjtë do të ndodh edhe me punën e tyre. Secili do të futet në llupë para se të kërkojë ngritje.

Syri.net iu sjell në detaje raportin që do të publikohet së shpejti në faqen e Ministrisë së Drejtësisë.

(Kosova Sot Online)