Abdixhiku për Prishtinën: Jemi në balotazh, Përparim Rama nuk ka garë

  • E.K /
  • 15 October 2021 - 23:43
 Abdixhiku për Prishtinën: Jemi në balotazh, Përparim Rama nuk ka garë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se Prishtina do të shkojë në balotazh në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Abdixhiku këtë deklaratë e ka dhënë në emisioni, derisa ka vlerësuar lart edhe profilin e kandidatit të subjektit të tij për kreun e Prishtinës, Përparim Rama.

“Përparim Rama si profil është i jashtëzakonshëm, si njeri është i afërt. Në pjesën e fushatës së tij ai i ka dhënë përgjigje fotografisë së zgjidhjeve të problemit të kryeqytetit”, ka deklaruar ai.

“Përparimi nuk ka garë në vendin e tij. Jemi në balotazh dhe do të ketë balotazh”.

“Ai i ka dy përparësi ndaj të tjerëve, e para është që e sheh Prishtinën më ndryshe se të tjerët, jep zgjidhje konkrete dhe kjo është e pakrahasueshme dhe përparësia e dytë është se Përparimi s’ka barrë. Nuk vjen pas me zinxhirë të bandave partiake, s’vjen me barrë se kush do të qeverisë nesër me Prishtinën”, ka theksuar kreu i LDK’së.

(Kosova Sot Online)