Këto janë tri lokacionet e Prishtinë, ku më së shumti po qarkullojnë paratë e falsifikuara

  • E.K /
  • 16 October 2021 - 09:22
Këto janë tri lokacionet e Prishtinë, ku më së shumti po qarkullojnë paratë e falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë janë konfiskuar 570 euro të falsifikuar anë tre vende të ndryshme.

Sipas raportit të Policisë, konfiskimi i tyre ndodhi në rrugën ‘Ukshin Hoti’, ‘Robert Doll’ dhe në Hajvali.

Më poshtë raporti i plotë:

Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 12.10.2021 – 21:00. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar  është deponuar një monedhë prej 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Robert Doll, Prishtinë 01.10.2021 – 09:00. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar  është deponuar një monedhë prej 500 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Hajvali, Prishtinë 15.10.2021 – 16:40. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i pompës së derivateve, ka informuar se ka hasur në një monedhë prej 20 euro të falsifikuar. Monedha është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)