Reagimi epik i mbretit kur parashutisti kacavirret në shtyllë ndriçimi

  • E.K /
  • 16 October 2021 - 12:29
Reagimi epik i mbretit kur parashutisti kacavirret në shtyllë ndriçimi

Në internet është publikuar një video e një ceremonie zyrtare në Spanjë, ku jo gjithçka shkoi mirë.

Mbreti i Spanjës, Felipe VI, rrin gatitu me përshëndetje ushtarake për ta nderuar flamurin spanjoll, që po valëvitej në qiell nga një parashutist.

Sidoqoftë, mbreti shihet shumë i zhgënjyer, kur parashutisti, gjatë uljes, papritmas përplaset për një shtylle për ndriçim dhe kacavirret në të.

Kur e sheh këtë, mbreti vazhdon ta mbajë dorën afër kokës e të qëndrojë gatitu si më herët, por tund kokën disa herë në shenjë zhgënjimi.

Videoja e publikuar në Tëitter është bërë shumë e popullarizuar dhe deri më tani është pëlqyer 68 mijë herë.

(Kosova Sot Online)