Tre të vdekur nga tërmeti në ishullin e njohur turistik
Së paku tre persona kanë vdekur në Bali, pasi një tërmet prej 4.8 shkallësh e goditi ishullin e largët indonezian të shtunën, duke dëmtuar ndërtesa e duke ngujuar njerëz nën rrënoja.
Dridhja e tokës i dëmtoi ndërtesat në distriktet Karangasem dhe Bangli, në pjesën lindore të ishullit, thuhet në deklaratën e Agjencisë Rajonale për Menaxhimin e Fatkeqësive.
Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar në Karangasem, ku njerëzit kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e një ndërtese. Shtatë persona janë të lënduar seriozisht dhe një ka vdekur, shkruan CNN.
Dy të tjerë vdiqën në Bangli, ku rrëshqitja e dheut, e shkaktuar nga tërmeti, bllokoi një rrugë, duke i vështirësuar përpjekjet për evakuim.
Ndryshe, Bali këtë javë u hap për vizitorët e vaksinuar plotësisht nga 10 shtete . Vendimi u mor me qëllim të përkrahjes së ekonomisë së varur nga turizmi.
(Kosova Sot Online)